Foto: Getty Images/CNN

Maska është shumë e rrezikshme për fëmijët nën dy vjeç, paralajmërojnë ekspertët japonezë

Përdorimi i maskës është bërë  më se i zakonshëm gjatë pandemisë, por ato nuk duhet të përdoren tek fëmijët nën moshën dy vjeç, sipas Shoqatës së Pediatrëve në Japoni, shkruan CNN.

Udhëzimet në Japoni për parandalimin e përhapjes së virusit inkurajojnë njerëzit që të përdorin maska, ​​por punonjësit shëndetësor i  paralajmëruan prindërit që mos të ia vendosin ato  fëmijëve sepse  krijojnë vështirësi në ndryshimet e ngjyrës së fytyrës, në shprehje dhe frymëmarrje, thuhet në broshurë.

“Është e mundur që maskat të vështirësojnë foshnjat të marrin frymë dhe të rrisin rreziqet e goditjes nga nxehtësia”, thuhet në broshurë.

Foshnjat kanë rrugë të ngushta respiratore dhe maska ​​mund ta vështirësojë frymëmarrjen, duke rritur ngarkesën në mushkëri.

Ekziston gjithashtu rreziku për asfiksi,  veçanërisht nëse fëmijët e vegjël vjellin pas përdorimit të maskës.

Foshnjat janë me rrezik relativisht të ulët për infektim nfga COVID-19 dhe shoqata konkludon se maska ​​nuk janë të nevojshme për foshnjat nën dy vjeç.

Të hënën Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe ngriti gjendjen e jashtëzakonshme mbarëkombëtare të vendit. Kishte filluar gati një muaj por autoritetet e ngritën atë një javë më herët nga sa ishte planifikuar fillimisht.

Sidoqoftë, Abe zgjeroi një ndalim udhëtimi për 111 vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Indinë dhe Afrikën e Jugut.

Lista e ndalimeve u zgjerua në 11 vende këtë javë, dhe ndalon shtetasit e huaj që kanë qëndruar në ato vende të hyjnë në Japoni.

Qytetarët japonezë ende u lejohet të hyjnë në vend, megjithëse do të duhet të kalojnë nëpër teste mjekësore dhe vetë-karantinë për 14 ditë.

Japonia tani ka gjithsej 16 mijë e 581 raste të konfirmuara, dhe 830 nga COVID-19, sipas statistikave të fundit nga Universiteti Johns Hopkins.