Ilustrim

Mashtruan se do t’i gjenin një vajzë të pamartuar, arrestohen tre persona në Istog

Dy burra dhe një grua janë arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme në Istog.

Të njëjtit dyshohen se vitin e kaluar gjatë një periudhe kishin kryer veprën penale të mashtrimit ndaj një personi lidhur me një marrëveshje që kishin mes vete.

Sipas raportit policor, viktima u kishte dërguar të dyshuarve rreth 5 mijë euro nga një shtet i huaj, ndërsa detyra e të dyshuarve ishte që t’i gjenin viktimës një vajzë të pamartuar.

Sipas viktimës, të dyshuarit nuk i janë përmbajtur marrëveshjes.

Arrestimi i tre të dyshuarve erdhi pas disa hetimeve që janë zhvilluar nga ana e Policisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.