Ilustrim

Mashtrojnë një person dhe ia marrin 1700 euro, arrestohen dy të dyshuar

Policia e Kosovës ka arrestuar dy burra nën dyshimin se kanë mashtruar një person dhe i kanë marrë nga ai një shumë të hollash prej 1700 euro.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Rasti po hetohet si mashtrim ndërsa me vendim te prokurorit  të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.