Ilustrimi: Pixabay

Mashtrohet në rrjetet sociale për tërheqjen e trashëgimisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka hapur një rast nën dyshimin se bëhet fjalë për mashtrim, i cili ka ndodhur në fshatin Manastirica në Prizren.

Sipas njoftimit, një person ka raportuar se është mashtruar nga një person përmes rrjetit social facebook, për një shumë të parave.

Ankuesi ka thënë se atë shumë të parave e kishte paguar në emër të tërheqjes së një trashëgimie nga një i afërm.

Lidhur me këtë rast, është informuar prokurori i cili ka urdhëruar që rasti të hetohet në procedurë të rregullt.