Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Mashtrimi me viza gjermane, anulohet seanca ndaj ish deputetit

Ështe anuluar gjykimi ndaj ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës nga NISMA Social Demokrate, M. Z., dhe dy të akuzuarve tjerë I. K. dhe E. K., në rastin e mashtrimit me vizat gjermane.

Të akuzuarit nga prokuroria ngarkohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të mashtrimit dhe shmangie nga tatimi.

Kryetari i trupit gjykues, Vesel Ismaili për KALLXO.com tha se shkaku i anulimit të kësaj seance ishte mungesa e të akuzuarit I. K., i cili kishte njoftuar gjykatën paraprakisht se për arsye shëndetësore nuk mund të jetë i pranishëm në shqyrtimin e sotëm.

Kurse seanca e radhës është shtyrë në kohë të pacaktuar.

Kujtojmë se edhe seanca e kaluar ishte anuluar në mungesë të akuzuarit I. K.

Prokuroria e akuzon ish deputetin dhe dy të bashkëakuzuarit e tjerë për veprat penale mashtrim, shmangie nga tatimet dhe pastrim te parave.

Aktakuza e Prokurorisë Speciale thotë se M. Z. dhe I. K., që nga viti 2016 deri në mars të vitit 2017, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, kishin themeluar biznesin si agjension punësimi, duke paraqitur fakte të rreme për punësimin e qytetarëve të Kosoves në Gjermani, duke mashtruar 900 aplikues për viza pune.

Të akuzuarit nga prokuroria ngarkohen se si në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të mashtrimit dhe shmangie nga tatimi.
Gjithnjë sipas aktakuzës, të akuzuarit ngarkohen se lidhur me veprat penale të mashtrimit dhe shmangies nga tatimi kanë kryer edhe veprën penale pastrimi i parave