Mashtrimet me testet PCR për coronavirus- LIVE

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet hulumtimi për rastet që po hetohen për falsifikim të testeve PCR për COVID-19.

Sa qytetarë deri më sot janë arrestuar në lidhje me dyshimet se kanë falsifikuar teste PCR duke përdorur të dhëna të laboratorëve në Kosovë?

Si arriti që laboratori në Pejë të identifikojë se një agjenci turistike po përdorte vulën e laboratorit për t’i pajisur udhëtarët me rezultate të PCR për COVID-19?

Drejtori i një laboratori në Prishtinë zbulon detaje se si është zbuluar skema e falsifikimeve të rezultateve PCR nga qytetarët.

Pse u mor vendimi që të mos përdoreshin rezultatet e IKSHPK-së për udhëtime jashtë vendit?

Si e shpjegon drejtori i laboratorit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik mënyrën se si i vërejtën se po u falsifikoheshin testet nga disa qytetarë?