Ilustrim: Viza FOTO: RTK
Mashtrim për viza pune në Vushtrri, Prokuroria nis hetimet
11.3.2022 - 10:47
Po vazhdojnë mashtrimet për viza pune.
Një qytetar në Vushtrri ka raportuar në Polici, se një burrë i kishte marrë 1 mijë e 490 euro me premtimin që do i rregullonte viza pune atij dhe një dëshmitari.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më datë 7 janar 2022 dhe viktima prej asaj dite nuk kishin mundur të kontaktojë me të dyshuarin. Personi rastin e raportoi në PK më 10 mars të këtij viti.
Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda, ka njoftuar Policia.
Rasti po vazhdon të hetohet si mashtrim, sipas Policisë.