default

MASHTI u bën thirrje nxënësve në Kamenicë që të mbajnë mësimin e përshpejtuar

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) përmes një komunikate, i ka bërë thirrje të gjithë nxënësve në komunën e Kamenicës që neser të jenë në shkolla, për të respektuar vendimin për mësimin aleternativ të përshpejtuar, për këtë komunë.

Sipas kësaj komunikate, MASHTI po ashtu i ka bërë thirrje prindërve që të kujdesen për dërgimin e fëmijëve në objektet shkollore, si dhe mësimdhënësit të jenë në kryerje të detyrave sipas planifikimeve që janë bërë me Inspektoriatin e Arsimit.

“Askush nuk mund të ndërmarrë masa ndaj mësimdhënësve të cilët e kryejnë detyrën e tyre në të mirë të nxënësve. MASHTI merr përsipër mbështetjen për secilin person çoftë mësimdhënës ose personel tjetër i cili ua garanton të drejtën e fëmijëve për shkollim”, thuhet në komunikatë.

Sipas MASHTI-it, mësimi alternativ i përshpejtuar, i planifikuar për fëmijët që nuk po vijojnë mësimin që nga shtatori, është i domosdoshëm.

“Andaj, inkurajojmë të gjitha palët që sa më parë të gjejnë zgjidhje në lidhje me organizimin e shkollave dhe që viti i ri shkollor të jetë i rregullt për të gjithë nxënësit”, thuhet në komunikatë.

Një gjë të tillë e kishte kundërshtuar kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati duke thënë se problemet në arsim në këtë komunë nuk janë të thjeshta.

Kryetari i Kamenicës i reagon ministres Nagavci: Krejt dhe Drejt apo Shkel e Shko?