Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

MASHTI: Mbi 94% e mësimdhënësve janë të vaksinuar

Zëvëndësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka treguar për numrin e mësimdhënësve të vaksinuar me vaksinën anti-Covid.

Gjithashtu ka treguar se kur do të fillojë mësimi në formë fizike në të gjitha shkollat pas zgjedhjeve.

“Shkalla e vaksinimit të mësimdhënësve është 94.3%.Më datë 18 tetor në këto shkolla që janë qendër votimi të punohet me skenar C me distancë kurse shkollat tjera vazhdojmë punën e tyre sipas planifikimeve të parapara dhe me datë 19 të gjithë shkollat fillojnë punën normalisht”, ka thënë Pupovci.

Në fund të muajit gusht, SBAShK kishte deklaruar se shumica e mësimdhënësve janë vaksinuar.

Zakonisht, MASHTI-i thirret në atë se nuk ekziston një ligj që i detyron mësimdhënësit që të vaksinohen, ndërsa SBAShK-u thotë se Ministria e Shëndetësisë u ka premtuar se vaksinimi i mësimdhënësve është prioritet.

Pak javë nga viti i ri shkollor, MASHTI s`ka të dhëna sa mësimdhënës janë vaksinuar