MAShTI: Këto dy ditë do vendoset për ndryshimin e orarit në shkolla

Shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë janë duke zhvilluar mësimin me orar të shkurtuar për shkak të pandemisë COVID-19.

Numri i rasteve të infektuara me COVID-19 është zvogëluar në Kosovë sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Masat antiCOVID janë lehtësuar dhe MAShTI nesër do të takohet me Drejtoritë Komunale të Arsimit për të diskutuar për ndryshimin e mundshëm të orarit mësimor.

“Të enjten do të ketë një takim të task forcës në nivel të Republikës së Kosovës, edhe do të diskutohen të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me vazhdimin e procesit mësimor deri në përfundim të këtij viti shkollor. Ndërkaq, të premten pritet të mbahet një mbledhje me Drejtoritë Komunale të Arsimit ku do të dihet saktë nëse do të ketë ndonjë vendim për ndryshimin e orarit në shkolla”, thuhet në përgjigjen e MAShT-it.

Më 5 maj të këtij viti bazuar në vendimin e datës 20 prill 2021 të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka filluar mësimi plotësues për nxënësit që kanë pasur ngecje në arritjen e rezultateve si pasojë e pandemisë COVID-19.

Fillon mësimi plotësues në shkollat e Kosovës