FOTO: Atdhe Mulla

MAShTI kërkon nga shkollat që ora e parë e mësimit t'i kushtohet masave parandaluese të Koronavirusit

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë kanë shpërndarë nëpër shkolla materiale vetëdijësuese rreth koronavirusit.

Siç njofton MAShTI, përmes Drejtorive Komunale të Arsimit, ka kërkuar që në të gjitha shkollat në Kosovë ora e parë e mësimit të ndërrimit të pasdites sot dhe ora e parë e ndërrimit të paradites nesër, t’i kushtohet rritjes së vetëdijësimit të nxënësve lidhur me masat parandaluese të Koronavirusit.

Kjo duke u bazuar në materialet dhe udhëzimet e pranuara nga Instituti Kombëtar për Shëndet Publik, të cilat janë shpërndarë nëpër shkolla.

Po ashtu, MAShTI i ka udhëzuar DKA-të që t’i pajisë shkollat me material higjienik dhe të gjitha institucionet shkollore të bëjnë dezinfektimin e shtuar të të gjitha sipërfaqeve dhe nyjave sanitare.

Harta e vendeve që janë prekur nga koronavirusi