MAShTI financon organizatat që punojnë me nxënësit me inteligjencë të lartë

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit do të subvencionojë shtatë organizata të cilat do të përkrahin dhe promovojnë nxënësit me inteligjencë të lartë në Kosovë.

Vlerë e këtij subvencioni do të jetë 170 mijë euro.

“Me qëllim të përkrahjes dhe promovimit të nxënësve me IQ të jashtëzakonshme, talente dhe dhunti, kemi marrë vendim për përkrahje financiare për projektet e OJQ-ve që punojnë në këto fusha”- ka thënë Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit.

Organizatat të cilat kanë përfituar nga kjo përkrahje janë: “ABMS”, “Astronomy Club of Kosova”, “ATOMI”, “CULT CLUB”, “LYRA”, “Shoqata Kosovare e Fizikës”, “Shoqata e Matematikanëve të Kosovës”.