Masat shtesë kundër COVID-19

Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë të ditur masat shtesë për luftimin e pandemisë së COVID-19.

Hoti ka bërë të ditur se sot në mbledhjen e Qeverisë do të propozohen masat të cilat priten të merren kundër COVID-19.

“Masat shtesë janë: më shumë rigorozitet për ato që janë marrë më herët, do të angazhdojmë plotësisht me asistencë të plotë të Policisë për Inspektoratin Sanitar, masat e tjera do të nënkuptojnë që të gjitha insititucionet dhe bizneset të kenë dezinfektues brenda, do të ndalohen të gjitha tubimet publike dhe ritet fetare”, u shpreh Hoti.

Ai tutje ka bërë të ditur se Ministria e Financave ka vënë në dispozicion 9.2 milionë euro për të bërë blerjet e nevojshme.

“Policia do të angazhohet për planin operativ për të bashkëpunuar me komunat dhe Insektoratin Sanitar, FSK do të vë nnë dispozicion shtretër shtesë, jemi dakorduar që të aktivizojmë qendrën e situtave në kuadër të Këshillit të Sigurisë”, ka thënë Hoti.

KALLXO.com ka transmetuar live konferencë e Avdullah Hotit.

Publiée par Gazeta Jeta në Kosovë sur Dimanche 12 juillet 2020