Ilustrim

Masat që pritet të hyjnë në fuqi pas 27 shtatorit - Mësimi fillon dhe çerdhet do të hapen

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka bërë të ditur se kanë diskutuar sot me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për masat që pritet të merren pas 27 shtatorit.

Ibrahimi bërë të ditur për KALLXO.com se nga e hëna pritet të fillojë mësimi në shkolla dhe do të rihapen çerdhet.

Ndërsa, kufizimi i lëvizjet do të mbetet e njëjtë sikurse orari i gastronomisë, por do të lejohen të punojnë edhe brenda me disa kushte.

Sipas Ibrahimit, nga data 27 shtator masat që pritet të hyjnë në fuqi janë:

– Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë me datën 27 shtator ku në klasa nuk do të lejohen më shumë se 20 nxënës. Në klasat me më shumë se 20 nxënës, mësimi mbahet në dy grupe.

– Institucionet parashkollore do të punojnë me kapacitete të plota,

– Kufizimi i lëvizjes vazhdon të mbetet i njejtë, nga ora 22:00 – 05:00h.

– Gastronomia do të vazhdojë me të njëjtin orar. Lejohet puna brenda lokaleve për personat që ofrojnë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse. Kjo nuk vlen për ambientet e jashtme të gastronomisë.

– Personeli i Sektorit Publik dhe Privat, të cilët kanë punë me palë, duhet të janë të vaksinuar ose të ofrojnë dëshmi për testet relevante.

Në këtë takim, nga Kryetarët e Komunave dhe përfaqësuesit tjerë komunalë të pranishëm në këtë takim online me Ministrin e Shëndetësisë u paraqiten edhe sfidat dhe nevojat aktuale që janë në komunat e Kosovës me theks të veçantë lidhur me fillimin e procesit mësimor.

Në të njejtën kohë nga të gjithë u kërkua që të kenë vigjilencë në respektimin e këtyre masave për parandalim të përhapjes së virusit.