Policia/Ilustrim

Masat për COVID-19, policët dhe inspektorët pengohen në një lokal në Viti

Pronari dhe punëtori i një kafiterie në Viti kanë penguar zyrtarët policorë dhe inspektorët komunalë gjatë inspektimit të zbatimit të masave mbrojtëse ndaj COVID-19.

Rasti sipas policisë ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari” në Viti, dje rreth orës  21:21.

“Njësiti patrullues dhe inspektoret komunal gjatë zbatimit të planit ‘Covid 19’, në një kafiteri, janë kanosur nga i dyshuari mashkull  kosovar  (pronari i lokalit ), po ashtu edhe i dyshuari tjetër (punëtor i këtij lokali)  ka penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare”, thuhet në raportin policor.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim te prokurorit  lirohen në procedurë të rregullt.