Policia/Ilustrim
Masat për COVID-19, policët dhe inspektorët pengohen në një lokal në Viti
10.7.2020 - 13:40
Pronari dhe punëtori i një kafiterie në Viti kanë penguar zyrtarët policorë dhe inspektorët komunalë gjatë inspektimit të zbatimit të masave mbrojtëse ndaj COVID-19.
Rasti sipas policisë ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari” në Viti, dje rreth orës 21:21.
“Njësiti patrullues dhe inspektoret komunal gjatë zbatimit të planit ‘Covid 19’, në një kafiteri, janë kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar (pronari i lokalit ), po ashtu edhe i dyshuari tjetër (punëtor i këtij lokali) ka penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare”, thuhet në raportin policor.
Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim te prokurorit lirohen në procedurë të rregullt.