Masat për coronavirusin - Vjosa Osmani u kërkon deputetëve të mos flasin nga foltorja
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, para fillimit të seancës për shqyrtimin e projektligjit për buxhetin e vitit 2020, u ka kërkuar deputetëve të mos flasin nga foltorja e Kuvendit, për shkak të mundësisë së infektimit me Coronavirus.
Osmani u ka kërkuar deputetëve që të flasin nga vendet e tyre, në mënyrë që të mos prekin sipërfaqen e njëjtë.
“Një sugjerim, që të gjithë ju të flisni nga vendet e juaja, sepse tashmë foltorja u përdorë njëherë, andaj më mirë të jeni më pak të predispozuar ndaj një infektimi të mundshëm”, tha Osmani para deputetëve.
Ajo ka njoftuar se salla e Kuvendit është dezinfektuar sot gjatë ditës.
“Kjo sallë është dezinfektuar sot në mëngjes, por kjo nuk është e mjaftueshme. Sepse nëse një deputet është i infektuar, dhe preken sipërfaqet e njëjta, atëherë mund të ketë rrezik të infektimit”, tha Osmani.
Kuvendi i Kosovës është duke e bërë shqyrtimin e parë të projektligjit për buxhetin e vitin 2020.
LIVE – Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme për buxhetin 2020
LIVE – Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme për buxhetin 2020
Publiée par Kallxo.com sur Samedi 14 mars 2020
.