Ambulanca për Coronavirus - KALLXO

Masat për coronavirusin - Mbyllet kampi ku punonte 22 vjeçarja e prekur me coronavirus në Klinë

Dy rastet e konfirmuara në Kosovë si të prekur me virusin corona, kanë bërë që dy komunat e prekura të ndërmarrin masat e menjëhershme.

Pas komunës së Vitisë e cila izoloi një fshat të tërë, komuna e Klinës ka mbyllur një qendër në të cilën punonte 22 vjeçarja e prekur me coronavirus.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Klinës, Hekuran Sejdiu.

“Po është fshati Leskovc ku ka banuar në një farë mënyrë kjo që është diagnostiku kjo me coronavirus, është një kamp aty “Caritas Umbria” është organizatë dhe ka funksionuar që 20 vjet në Klinë me aktivitete humanitare ka fëmijë të braktisur aty dhe kështu me radhë. Ai kamp është zoluar dhe tash po tentohet së bashku me institucionet, që të gjitha ato kontakte që i ka pasur e prekura me anëtarët e kampit me i vetë-izoluar me një farë mënyrë dhe me i marrë mostrat një nga një dhe me shiku a ka raste të tjera”, tha Sejdiu për KALLXO.com.

Organizata për të cilën foli drejtori Sejdiu është organizatë italiane e cila funksionon edhe në Kosovë.

Ai shtoi se deri më tani nuk ka qenë e nevojshme izolimi i gjithë fshatit.

“Nuk mund të themi i gjithë fshati sepse jo krejt fshati ka pasur komunikim me kampin sepse kampi është në mes fushave dhe nuk ka naj komunikim përveç ata që kanë pasur relacione direkte sepse munden me pas fshatarë që se kanë frekuentuar kurrë atë pjesë dhe ska arsye me u izolu ai, përveç që duhet me u mbrojtë si krejt qytetarët e tjerë”, shtoi ai në fund.

KALLXO.com raportoi edhe se fshati Stubëll në Komunën e Vitisë ka filluar të izolohet pasi një 77 vjeçar i cili doli pozitiv me coronavirus dyshohet se pati kontakte me banorët e këtij fshati.

 

Konfirmimi për coronavirus, familje në Klinë vendosen në karantinë