Coronavirusi - KALLXO

Masat për coronavirusin - Instituti i Shëndetit Publik mbetet pa rrymë për 30 minuta

Deri në 30 minuta ka zgjatur ndalimi i energjisë elektrike në Institutin e Shëndetit Publik.

Kështu ka konfirmuar Zëdhënësja e ISHP-së për KALLXO.com, Era Pireva.

E njëjta ka thënë se ndalja e energjisë elektrike ka qenë vetëm 30 minuta dhe më pas është lëshuar prapë.

Ndalja e energjisë elektrike sipas Pirevës ka qenë vetëm në pjesën e administratës por jo edhe në laborator ku po bëhen analizat e të dyshuarve për infektim me coronavirus.

Gjatë ditës së sotme në një konferencë për media, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka thënë se në Kosovë janë dy raste me virusin corona.

Një 77 vjeçar kosovar dhe një 22 vjeçare janë konfirmuar se kanë rezultate pozitive me coronavirus.

Të njëjtit kishin ardhur nga Italia në Kosovë gjatë këtij muaji.

KALLXO.com vazhdimisht po raporton për lajmet e fundit dhe zhvillimet e fundit lidhur me rastet e konfirmuara me virusin corona.