Masat për coronavirusin, fshati Stubëll i Vitisë në karantinë

Pasi që një person gjatë ditës së sotme rezultoi se është infektuar me virusin corona, Komuna e Vitisë është mobilizuar për të izoluar një fshat të tërë.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com, Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Vitisë, Jakup Haxhiu.

Sipas Haxhiut arsyeja se pse do të izolohet fshati Stubëll është për shkak se 77 vjeçari ka pasur kontakte me personat e fshatit.

“Kena me fut. I gjithë fshati do të hyjë në karantinë. Ata shkojnë të gjithë burra, gra e fëmijë. E ai ka qenë prezent (personi që doli pozitiv) dhe ka pasur kontakte dhe për këtë arsye do të hyjë fshati në karantinë”, tha Haxhiu për KALLXO.com.

Gjatë ditës së sotme KALLXO.com raportoi se dy persona kanë dalë pozitiv me virusin corona.

Një 77 vjeçar nga Vitia dhe një 22 vjeçare tjetër kishin ardhur nga Itali në fillim të këtij muaji.

Konfirmimi për coronavirus, familje në Klinë vendosen në karantinë

.