Masat për Coronavirus Policia po ndalon makinat në Prishtinë

Masat e qeverisë për mbylljen e lokaleve nga ora 21:00 dhe karantinimit, janë duke u respektuar edhe në rrugën “Fehmi Agani” në kryeqytet, e njohur edhe me emrin “kafet e vogla”.

Po ashtu, Policia e Kosovës janë në patrullim duke e ndalë pothuajse çdo veturë që është duke lëvizur në atë pjesë të kryeqytetit.

Me vendim të qeverisë, Prishtina është në mesin e qyteteve që është futur në karantinë nga ora 21:00 deri në 05:00, për shkak të numrit të lartë të infektimeve me COVID-19.

Më poshtë gjeni pamje nga rruga “Fehmi Agani”: