Masat ndaj COVID-19, lejohen pjesërisht aktivitet kulturore

Pandemia e COVID-19 ka detyruar që shumë aktivitete të anulohen për shkak të përhapjes së coronavirusit në vend, këtu duke përfshirë edhe aktivitet kulturore.

Mbledhja e 32 e Qeverisë ku u vendosën masa të reja për parandalimin e coronavirusit në vend tashmë kanë filluar të lejojnë disa nga aktivitet kulturore.

“Lejohen pjesërisht aktivitetet kulturore të institucioneve vartëse të MKRS-së dhe komunave, Teatrove, Bibliotekave, Filarmonisë, Galerive, Ansambleve, Baleti, Kinemave, Qendrave Rinore, Muzetë, Qendrave të Kulturës, me grupe, duke shfrytëzuar vetëm 40% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse. Përqindja e shfrytëzimit të hapësirave do të vlen për të gjitha aktivitetet, si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime, gjithmonë duke u bazuar në Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID19; Matja e temperaturës është e detyrueshme për të gjithë gjatë hyrjeve në objekte”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Në këtë vendim gjithashtu thuhet se gastronomët tani mund të punojnë deri në ora 23:30 mirëpo në ora 21:00 e kanë të ndaluar të lëshojnë muzik.

Masat  reja të Qeverisë së Kosovës për COVID-19