Masat ndaj coronavirusit - Vendosen tenda në oborrin e QKUK-së - FOTO
14.3.2020 - 15:43
Para Klinikes Infektive në QKUK, kanë filluar të vendosen tenda.
Këto tenda janë duke u vendosur në kuadër të përgatitjeve për rastet eventuale që mund të paraqiten si pasoje e coronavirusit.
Ende nuk dihet arsyeja e saktë e vendosjes së këtyre tendave, nëse ka të bëjë me paralajmërimet se numri I të infektuarve pritet të rritet, apo nëse ka të bëjë me mungesën e hapësirave për t`i vendosur personat që mund të infektohen nga coronavirusi.
KALLXO.com ju sjellë fotografi nga oborri i Klinikës Infektive.