Masat ndaj coronavirusit - Gjykata e Prizrenit nuk do të lejojë publikun në gjykime

 

Gjykata e Prizrenit e ka ndaluar pjesëmarrjen e publikut nëpër seanca gjyqësore.

Deri te ky vendim kryetari i Gjykatës së Prizrenit ka ardhur pasi ditën e djeshme Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka kufizuar përkohësisht veprimtarinë gjyqësore për publikun si masë parandaluese, për situatën e krijuar në nivel vendi lodhur me Coronavirusin.

 

Rreziku nga coronavirusi, policia me maska në Pallatin e Drejtësisë

 

Zëdhënësja e Gjykatës për Kallxo.com tha se në hyrje të Gjykatës sigurimi do të përkujdeset për rendin dhe qasjen në Gjykatë.

“Seancat gjyqësore do të mbahen sipas orarit, ndërsa palët që kanë ftesa dhe i drejtohen Gjykatës për shërbime tjera do të lejohen të hyjnë me rend një nga një “ sqaroi zëdhënësja Afërdita Kicaj.

Ndërsa gjatë ditës edhe Gjykata tjera kanë ndërmarrë masa për të kufizuar kontaktin ndërmjet shumë personave.

Gjykata e Prishtinës përmes një komunikate për media ka njoftuar se pas një mbledhjeje të mbajtur me Kryetaren e Gjykatës si dhe me gjyqtarët përgjegjës të departamenteve, divizioneve dhe degëve të Gjykatës me qëllim të zbatim të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për Parandalimin e Infeksionit Coronavirus dhe vendimit të  djeshëm të KGJK-së, Gjykata e Prishtinës me degët e saja do të kufizojë aktivitetet e saj përkohësisht deri më datën 27 mars 2020.

 

Gjykata e Prishtinës kufizon kontaktet me palët