Masat ndaj coronavirusit – Gjakovë, pastrohen rrugët
18.3.2020 - 15:26
Gjatë mëngjesit të sotëm KRM “Çabrati”, ka bërë pastrimin e të gjitha rrugëve të qytetit.
Pastrimi i rrugëve është bërë me mjetë të nevojshme dezinfektuese.
Kryetari i komunës, Ardian Gjini, ka marrë vendim për masat e dezinfektimit në hapësirat publike.
Kryetari Gjini ju ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe vetdisiplinë e të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
Deri më tani në Kosovë janë identifikuar 19 persona të prekur me virusin COVID-19.
Qeveria e Kosovës ditë më parë ka shpallur gjendjen emergjente pas situatës me rrezikun e shpërndarjes së këtij virusi.