Ilustrim

Masat ndaj coronavirusit, arrestohet në Pejë pronari i “Aztech”

Është arrestuar edhe një person në qytetin e Pejës për mosrespektim të dispozitave që parasheh legjislacioni i Kosovës për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse, në këtë rast virusi COVID-19.

Më këtë person numri i të arrestuarve në Pejë për të njëjtën vepër ka shkuar në 18.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar prokurorja Lumturije Vuçetaj.

Sipas prokurores, i dyshuari ka hapur biznesin e tij “Aztech”, duke vepruar kështu në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Të dyshuarit i ishte mbyllur lokali nga inspektorët, por ai e ka hapur përsëri pas dy ditësh.

Prokuroria në Pejë ka paralajmëruar masa të ashpra ndaj gjithë atyre që nuk respektojnë vendimet e Qeverisë.

KALLXO.com ka raportuar edhe për arrestimin e 17 personave të tjerë në këtë qytet.