Masat kundër coronavirusit - Komuna e Obiliqit mbanë mbledhje në sallë sportive

Për shkak të gjendjes së krijuar nga coronavirusi, Komuna e Obliqit ka mbajtur mbledhjen e asamblesë komunale në hapësirën e sallës sportive, duke ruajtur kështu distancën fizike.

Mbledhja e asambles është publikuar direkt në rrjetin social “Facebook” nga Komuna e Obiliqit.

Në pamje anëtarët shihen të pajisur edhe me dorëza dhe maska mbrojtëse.

 

Mbledhja urgjente është zhvilluar me një pikë të vetme të rendit të ditës: Ndarja e mjeteve financiare në shumë prej 90,000.00€ për shkak të gjendjes emergjente shëndetësor nga COVID-19.

Sot gjatë ditës janë publikuar disa fotografi nga qytete të ndryshme në të cilat distanca sociale nuk po respektohet, teksa njerëzit presin në rend për të marrë asistencën sociale.

Ndryshe nga to është parë Skenderaj, Vushtrria dhe Drenasi.

Ndërkaq numri me të prekur me coronavirus në Kosovë ka arritur në 61.

Vushtrri: Policia mban rendin gjatë shpërndarjes së asistencës sociale