Masat, inspektorët mbyllin disa lokale në Prishtinë

Masat e reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës kanë rikthyer orën policore e kanë kufizuar punën e gastronomisë.

Sonte, në zbatim të vendimeve, inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë mbyllur disa lokale në kryeqytet.

Një i tillë ishte edhe në lagjen “Arbëria”.

KALLXO.com merr vesh se inspektorët e AUV-it së bashku me forcat e rendit janë në aksion edhe në lagjet e tjera të kryeqytetit.