Ilustrim

Masat e reja, të hënë hapen shkollat - Këto janë rregullat

Të hënë, më 27 shtator 2021, do të nisë mësimi në arsimin parauniveristar në vend.

Sipas vendimit të fundit të qeverisë për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, arsimit parauniversitar zhvillohet sipas skenarëve përkatës të përcaktuar në udhëzuesin për institucionet e arsimit.

Mirëpo parakusht për mësimin me prani fizike është prania e jo më shumë se 20 nxënësve për klasë.

Nëse në një klasë janë më shumë se 20 nxënës, mund të punohet me skenarin A (me klasë të përgjysmuar) ose me skenarin B (mësim i kombinuar, ku një pjesë e nxënësve e ndjekin mësimin në distancë. Përzgjedhja e nxënësve që do ndjekin mësimin në distancë (online) bëhet me rotacion çdo javë”, thuhet në vendim.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka lancuar udhëzuesin për organizimin e procesit mësimor në vitin shkollor 2021/2022 në kushte të pandemisë COVID-19 .

Ky udhëzues është rishikim i udhëzuesit të mësimit në kushte të pandemisë COVID-19 të vitit paraprak 2020/21.