Masat e reja, reagon kryetari i Odës Ekonomike
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Berat Rukiqi nuk po pajtohet me masat e propozuara nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Përmes një reagimi në Facebook, Rukiqi tha se ora policore dhe kufizimet nuk janë zgjidhje. Derisa, kundërshtoi mbylljen.
“Sot lufta me pandeminë ka armë tjera në dispozicion: vaksinimi masiv i kombinuar me masa të distancës sociale. Ora policore dhe kufizimet në orare nuk janë zgjidhje”, tha ai.
Kryetari i OEK kërkoi që ata që nuk vaksinohen të ndëshkohen.
“Rastet me fatalitet dhe të hospitalizuarit janë nga kategoritë që nuk po vaksinohen. Nuk mund të vazhdojmë të paguajmë dëmin, e të papergjegjshmëve që nuk po vaksinohen dhe të jokonsistences në menaxhimin e pandemisë. Kufizime të rrepta duhet të zbatohen, por në këtë rast, për ata qe nuk po vaksinohen. #nolockdown”, ka shkrua ai.
Së fundmi, janë propozuar masat e reja ku parashihet edhe rikthimi i orës policore.
Masat e reja, pritet të rikthehet ora policore
www.kallxo.com