Masat e reja, propozohet heqja e orës policore dhe hapja e klubeve të natës

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka njoftuar se janë dhënë propozime për lirimin e masave në gastronomi dhe heqja e orës policore pas konsultimeve me Ministrinë e Shëndetësisë.

Ata kanë propozuar edhe hapjen e klubeve të natës dhe lejimin e organizimit të ahengjeve.

Kjo shoqata ka bërë të ditur se masat e reja do të hyjnë në fuqi nga nesër.

“Pas konsultimeve me Ministrinë e Shëndetësisë, sot janë dhënë propozimet për lirimin e masave në gastronomi dhe heqja e orës policore të cilat pritet të hyjnë në fuqi nga nesër. Nga kjo javë përfaqësuesit e SHGK-së dhe të Ministrisë së Shëndetësisë jemi duke shqyrtuar bashkarisht që të mundësojmë sa më shpejtë hapjen e Klubeve të Natës dhe lejimin e organizimit të ahengjeve”, ka njoftuar shoqata.

Me masat aktuale në fuqi, ora policore është nga ora 00:00 në deri në 05:00.