Masat e reja - Për të hyrë në Kosovë obligative certifikata e vaksinimit me tri doza

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja kundër COVID-19 pas rritjes së rasteve pozitive me këtë virus.

Sipas vendimit të Qeverisë nga nesër të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë certifikatën e vaksinimit me dy doza kundër COVID-19, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë para mbërritjes në pikën kufitare (për ata që hyjnë në rrugë tokësore).

Sipas vendimit të Qeverisë, shtetasit e Republikës së Kosovës që nuk i kanë dy doza të vaksinës janë të detyruar të kryejnë karantinim shtëpiak për një periudhë prej shtatë (7) ditësh që nga hyrja në territorin e Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, të gjithë qytetarët e moshave 12 e deri në 16 vjeçare duhet të posedojnë testin RT-PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë.

Gjithashtu, Qeveria ka marrë vendim që shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:00 kurse muzika lejohet vetëm deri në orën 20:30.

Qeveria ka kthyer orën policore nga ora 22:00 deri në ora 05:00.

Sipas vendimit të Qeverisë çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit me tri doza kundër COVID-19.