Masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditura masat e reja anti COVID të cilat pritet të hyjnë në fuqi që nga e premtja në mbrëmje.

“Bazuar në numrin e të infektuarve Instituti ka nxjerrë kategorizimin e komunave sipas të infektuarve”, ka thënë Hoti.

-Kategoria  e parë: Komunat me rrezik të ulët, ku numri i të infektuarve për 100 mijë banorë është deri në 75 brenda një javës

– Kategoria e dytë: Komunat ku numri i të infektuarve shkon nga 76 deri në 150

– Kategoria e tretë: Komunat me rrezikun më të lartë, numri i të infektuarve kalon mbi 150

– Kemi ndërmarrë masat që vlejnë në të gjithë territorin e Kosovës, hyrje-daljet në kufi sa i përket testit PCR

– Kemi vendos që arsimi i lartë të kaloj plotësisht online, ndërsa për arsimin e para universitar  vlejnë manualët. Dhe me komunat ku vendimet merren sipas komunës dhe shkollave veç e veç.

– Kemi vendosë që t’i kthejmë ekipet mjekësore në pika kufitare.

– Kemi kërkuar nga komunat që të ngriten shtabet emergjente për t’i mbikëqyrë personat të cilët janë të infektuar me COVID-19.

– Kemi lejuar zhvillimin e veprimtarisë për sektorin e shëndetësisë, të sigurisë dhe drejtësisë, për sektorin e prodhimit, bujqësisë, blegtorisë, të bartjes së mallrave, prodhimeve ushqimore dhe distrubuimin.

Grupi i dytë i masave

– Grupi i dytë i masave janë sipas komunave me rrezik të ulët deri 75 të infektuar, komunat, komunat me rrezik të mesëm nga 76 deri në 150 të infektuar dhe komunat  me rrezik të lartë,

– Në komuna me rrezik të ulët kemi lejuar që operatorët ekonomikë të punojnë nga ora 5 deri në 20:00.

– Kemi lejuar transportin publik  në maksimum 50% dhe i taksive gjithashtu.

– Qendrat tregtare punojnë nga ora 5:00 deri në 20:00.

– Veprimi i gastronomisë nga ora 5:00 deri në 20:00.

Komunat me rrezik të mesëm

– Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë punojnë nga ora 5:00 deri në 18:00, pas orës 18:00 vetëm ‘merr me vete’.

– Institucionet punojnë vetëm me stafin esencial.

– Qendrat tregtare punojnë nga ora 5:00 deri në 18:00.

Masat për  komunat me rrezik të lartë

Komunat që përfshijnë Prishtinën, Podujevën, Gjakovën, Gjilan, Ferizaj, Pejën.

– I kemi marrë dy veprime, e lejojmë aktivitetin ekonomik deri në orën 19:00, nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet ekonomik.

– Orë policore nga ora 19:00 deri në orën 5:00 dhe mbyllja e kufijve në këto komuna.

Këto masa hyjnë në fuqi të premten në orën 19:00.