Salla e dasmave, ilustrim

Masat e reja, ndryshon ora deri kur mund të punojnë gastronomia dhe qendrat tregtare

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj pas takimit me Komitetin për menaxhimin e pandemisë ka treguar masat e propozuara për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Zemaj tha se këto masa të propozuara do hyjnë në fuqi pas nënshkrimit nga ana e tij, për të cilin pritet njoftimi më vonë.

Në mesin e masave është paraparë që qendrave  tregtare dhe lokaleve të  gastronomisë si restauranteve dhe kafiterive  dhe të ngjashme të iu ndalohet puna nga ora 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Sipas Zemajt përjashtim nga ky kufizim janë shërbimet “take-away” ose “mere me vete.”

Në konferencën e Zemajt u shpalosën edhe masat e parapara për sektorët e tjerë.