Masat e reja ndaj COVID-19, s`ka më orë policore

Ora Policore është hequr nga të gjitha komunat në vend, nga vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovë për masat e reja në parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Nga këtë vendim thuhet se vendimi me numer 01/17 i datës 28 korrik është shfuqizuar, ku parashihej orea policore për disa komuna, përfshirë edhe Prishtinën.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të 32 ka vendosur masa të reja për parandalim të COVID-19.

Në këto masa thuhet se shtetasit të cilët hynë në Kosovë për të qëndruar një kohë të gjatë apo kanë qëndrim të përhershëm janë të obliguar të dëshmojnë se nuk janë të infektuar me SARS-CoV-2 përmes testit molecular RT-PCR.

Institucionet shëndetësore janë të obliguar të rikthejnë shërbimet shëndetësore në përputhje me masat e COVID-19, gjithashtu, institucionet publike dhe ato private janë të obliguar të menaxhojnë paraqitjen e stafit në punë.

Ndërsa sa i përketë gastronomësve orari i punës u është zgjatur deri në orën 23:30, apo u ndalohet funskionimi i tyre nga ora 23:30 deri në ora 05:00, nga ora 21:00 duhet të ndalojnë muzikën.

Vazhdon ende të mbetet në fuci vendimi për mos grumbullim të njerëzve, mbajtja e distancës dhe mbajtja e maskës.

Tash e gjashtë muaj në Kosovë 15 mijë e 379 persona janë infektuar me COVID-19, prej tyre janë shëruar 13 mijë e 88 ndërsa kanë vdekur 617

Masat  reja të Qeverisë së Kosovës për COVID-19