Foto: Kallxo.com, Gastronomia

Masat e reja, muzika në lokale lejohet deri në ora 21:30

Qeveria e Kosovës sot ka marr vendim për masat e reja për kontrollimin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Sipas këtyre masave, shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00.

Gjithashtu në vendim thuhet se muzika lejohet vetëm deri në orën 21:30.

“Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:30, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK)”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Megjithatë klientët dhe stafi i gastronomisë duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë, certifikata e vaksinimit apo testi PCR negativ për COVID-19 jo më i vjetër se 72 orë, në mënyrë që t’u lejohet hyrja në hapësirat e mbyllura të lokaleve.

Këtu gjeni vendimin e plotë të qeverisë për masat e reja ndaj COVID-19.

Vendimin e plotë mun dta lexoni duke klikuar në LINK