Masat e reja kundër COVID-19 të cilat hynë në fuqi nga nesër

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga nesër do të hynë në fuqi masat e reja për parandalim të përhapjes së COVID-19.

Çdo person i cili hyn në Kosovë duhet të bartë me vete dëshminë e vaksinimit të plotë apo të njërës dozë apo testin RT-PCR negativ të bërë brenda 72 orëve.

Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve vazhdon të jetë nga ora 22:00 deri në ora 05:00, përveç në rastet emergjente.

Në pikën Dh të masave kundër SARS-CoV-2 thuhet se aktiviteti mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar, duke përfshirë edhe institucionet e arsimit parashkollor dhe të qëndrimit ditor, pezullohet deri me datë 26 shtator 2021.

Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:30.

Këto janë të gjitha masat e reja të cilat hynë në fuqi nga nesër:

A. [Zbatimi territorial]

  1. Ky vendim zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
  2. [Hyrjet dhe daljet e qytetarëve në dhe nga Republika e Kosovës]
  3. Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedoj një nga dëshmitë e

mëposhtme:

2.1 Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të

vaksinës kundër COVID-19;

2.2 Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;

2.3 Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak

se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave

serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;

2.4 Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

  1. Shtetasit e Republikës së Kosovës, si dhe personat me leje qëndrimi të përkohshëm ose të

përhershëm në Kosovës, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, në rast se nuk posedojnë

një nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4, duhet të vetë-izolohen për 7 ditë. Këta persona

duhet të plotësojnë deklaratën nën betim për vetë-izolim në pikën kufitare përkatëse.

  1. Nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4 , lirohen:

4.1 Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare

tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh përmes aeroportit ose

pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruaj deklaratën se do ta

lëshojë Kosovën brenda tre (3) orësh;

4.2 Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të

respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID[1]19;

4.3 Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;

4.4 Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar

me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të

nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5)

orësh;

4.5 Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë;

4.6 Personat nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçare.

  1. [Mbrojtja dhe siguria në punë]
  2. Në institucionet publike dhe private, deri me datë 26 shtator 2021, vazhdohet obligimi që

të paraqitet në punë vetëm stafi esencial, ndërsa stafi jo esencial obligohet të punojë nga

shtëpia. Për qëllime të këtij vendimi, staf esencial konsiderohen punëtorët prania fizike e

të cilëve në vendin e punës është e domosdoshme për kryerjen e detyrave të punës.

  1. Punëdhënësit publikë dhe privatë obligohen që në bashkëpunim me punëtorët të

përcaktojnë stafin esencial.

  1. Punëdhënësit publikë dhe privatë udhëzohen të krijojnë kushtet për kryerjen e detyrave të

punës nga shtëpia për punëtorët që nuk janë staf esencial për nevojat e punëdhënësit.

  1. Të gjithë punonjësit e institucioneve publike, si dhe personeli i ndërmarrjeve publike në

pronësi të Qeverisë apo të një komune, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e cekura në

pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në ambientet e punës.

  1. Nëpunësi më i lartë administrativ i çdo institucioni publik është i obliguar të caktojë një

apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga

dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4

  1. Gratë shtatzëna, lirohen nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë

Ç. [Masat e përgjithshme të mbrojtjes dhe higjienës]

  1. Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera, të mbajnë dezinfektues

për duar dhe një sasi të maskave në vende të qasshme në hyrje të objektit si dhe në

ambientet e brendshme.

  1. Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera që në hyrje të çdo objekti

të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga COVID-19,

përfshirë shenjën e ndalimit të hyrjes në objekt pa maska, respektimin e distancës.

  1. Obligohen përgjegjësit e institucioneve publike e private dhe subjektet e tjera që të kryejnë

dezinfektimin dhe ajrosjen e hapësirave të mbyllura.

  1. Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet,

përveç:

14.1 Gjatë ngasjes së automjetit vetëm, apo kur në automjet janë prezentë

ekskluzivisht anëtarët e ngushtë të familjes;

14.2 Gjatë vrapit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike;

14.3 Gjatë ngrënies apo pijes.

  1. Ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë.
  2. Obligohen të gjitha institucionet publike dhe private që të përcaktojnë një punonjës të

monitorojë zbatimin e masës të përcaktuar në pikën 15.

  1. [Kufizimi i qarkullimit]
  2. Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve vazhdon të jetë nga ora 22:00 deri në ora 05:00, përveç:

17.1 Rasteve të natyrës urgjente (për të kërkuar ndihmë mjekësore, blerje të

barnave, për të ofruar kujdes ose ndihmë mjekësore, për të shmangur

dëmtimin ose për t’i shpëtuar një rreziku lëndimi);

17.2 Qarkullimit për personelin shëndetësor, të sigurisë dhe operatorët që kryejnë

punë apo shërbime publike;

17.3 Personelin e ndërrimit të natës të operatorëve ekonomikë që sigurojnë

funksionimin e zinxhirit të furnizimit (përfshirë transportin e

mallrave/shërbimeve), por me kusht që të pajisen me leje të veçantë nga

sistemi EDI i Administratës Tatimore të Kosovës.

17.4 Personat të cilët ofrojnë dëshmi se duhet të jenë në aeroport gjatë orarit të

kufizimit të qarkullimit, për shkak se kanë për të udhëtuar përmes aeroplanit;

17.5 Personave ndaj të cilët aplikohet leja e veçantë e përkohshme që lëshohet nga

Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Punëve të Brendshme, sipas

pikës 19, për shkak të domosdoshmërisë së qarkullimit gjatë orës policore.

  1. Obligohen punëdhënësit të sigurojnë që punëtorët e tyre që i nënshtrohen kufizimit nga

pika 17 të kenë kohë të mjaftueshme për të udhëtuar në banesat e tyre.

  1. Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Punëve të Brendshme mundet që të lëshojë

leje të veçantë, për persona të cilët ofrojnë dëshmi të mjaftueshme për domosdoshmërinë

që kufizimi i qarkullimit të orarit të ju zgjatet përkohësisht.

Dh. [Institucionet e arsimit]

  1. Aktiviteti mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar, duke

përfshirë edhe institucionet e arsimit parashkollor dhe të qëndrimit ditor pezullohet deri

me datë 26 shtator 2021. Ky pezullim vlen edhe për aktivitetin mësimor me prezencë fizike

në institucionet publike dhe private të arsimit universitar.

  1. Për familjet me fëmijë të regjistruar në institucione parashkollore dhe me dy prindër të

punësuar (ose qe ka vetëm një prind dhe ai prind është i punësuar), njëri prind lirohet nga

obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë gjatë periudhës 13 – 26 shtator 2021.

  1. Studentët në mënyrë që të ju mundësohet regjistrimi në konvikt duhet të posedojnë

ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

  1. Studentët në institucionet publike dhe private universitare duhet të posedojnë ndonjërën

nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4., në mënyrë që të ju lejohet hyrja në objektin e

institucionit.

  1. Stafi në të gjitha institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit duhet të

posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që të ju lejohet

hyrja në objektin e institucionit.

  1. Nëpunësi më i lartë i çdo institucioni sipas pikës 22, 23 dhe 24, është i obliguar me vendim

të caktojë një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës

nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

  1. Të gjitha institucioneve publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, iu ndalohet

organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet

e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve – studentëve.

  1. [Paraqitja për skemat sociale dhe pensionale]
  2. Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve udhëzohet të lirojë të gjithë përfituesit e

skemave sociale dhe pensionale që menaxhohen nga MFPT-ja nga paraqitja e rregullt në

zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit, siç kërkohet me ligjet përkatëse..

  1. [Kufizimi i mbledhjeve publike dhe private]
  2. Lejohen grumbullimet në ambiente të mbyllura deri në njëzet (20) persona (punëtori,

mbledhje, seminare, trajnime). Organizatori obligohet të siguroj distancën fizike prej 1.5

metër në mes të personave.

28.1 Mbledhjet e Kuvendit dhe të Qeverisë lejohen pavarësisht numrit të personave,

duke u respektuar mbajtja e maskave dhe distanca sociale.

  1. Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Shëndetësisë mundet që të lëshojë leje të

veçantë, që tejkalon numrin prej njëzet (20) persona, për ngjarje të rëndësisë së veçantë

në funksion të interesit publik.

  1. Lejohen grumbullimet dhe ngjarjet kulturore në ambiente të jashtme deri në pesëdhjetë (50)

persona (publiku). Organizatori obligohet të sigurojë mbajtjen e distancës fizike prej 1.5

metër në mes të personave.

  1. Pavarësisht pikës 28 dhe 30, për koncerte dhe festivale vlen pika 34.
  2. Mbajtja e pritjes për ngushëllim/kryeshëndoshë ndalohet.
  3. Lejohen funeralet vetëm me pjesëmarrje të familjes së ngushtë, duke siguruar që

pjesëmarrësit të mbajnë distancë fizike prej 1.5 metër nga njëri-tjetri.

  1. [Ndalimi i veprimtarive dhe organizimeve të caktuara]
  2. Pavarësisht numrit të personave, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi

i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve

familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Gj. [Gastronomia]

  1. Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me

udhëzuesin përkatës.

  1. Ndalohet shërbimi në gastronomi në hapësirat e mbyllura. Qëndrimi i klientëve (shërbimi

i ushqimit dhe pijeve) lejohet vetëm në hapësirat e hapura të lokaleve të gastronomisë.

Lejohet shfrytëzimi i jo më shumë se 70 % e kapacitetit të hapësirës së hapur. Sipërfaqja

llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.

  1. Kuptimi i shprehjes ‘hapësirë e hapur’ dhe ‘hapësirë e mbyllur’ ka të njëjtin kuptim me

Ligjin Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit.

  1. Klientët duhet të qëndrojnë ulur në çdo kohë në kuadër të lokaleve të shërbimeve të

gastronomisë në të cilën lejohet shërbimi i ushqimit apo pijeve, përveç:

38.1 Gjatë hyrjes apo daljes nga ambienti i lokalit:

38.2 Ndërsa paguan porosinë;

38.3 Gjatë shkuarjes apo kthimit nga tualeti;

38.4 Kur është e nevojshme për qëllime të shëndetit dhe sigurisë.

  1. Në rastet nga pika 38.1 deri 38.4 është e obliguar bartja e maskës duke mbuluar hundën

dhe gojën.

  1. Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën

21:30.

  1. Muzika lejohet vetëm deri në orën 21:00.
  2. Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të

ndryshme të jetë së paku një (1) metër.

  1. Pjesa e prapme e një karrigeje, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në distancë

së paku një (1) metërshe.

  1. Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60% alkool.
  2. Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 22:00, pas pajisjes me

leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK).

  1. [Qendrat tregtare dhe operatorët e tjerë ekonomikë]
  2. Lejohet veprimtaria e qendrave tregtare sipas udhëzuesit përkatës.
  3. Obligohen të gjithë operatorët, të cilët për veprimtari ekonomike e kanë tregtinë me

shumicë dhe pakicë, që të përcaktojnë numrin maksimal të klientëve në lokal në të njëjtën

kohë sipas rregullit – 1 person për 8 m2. Këta operatorë obligohen të shënojnë në hyrje

numrin maksimal të klientëve të lejuar në të njëjtën kohë. Sipërfaqja llogaritet për zonën

ku lejohen të qëndrojnë klientët.

  1. Në kuadër të qendrave tregtare dhe operatorëve të tjerë ekonomikë, ndalohet

puna/përdorimi i këndeve të lojërave për fëmijë. Ndërsa për shërbimet e gastronomisë në

kuadër të qendrave tregtare vlen pika 36.

  1. Nga data 27 shtator 2021, klientët dhe stafi në qendra tregtare dhe qendra të thirrjeve (call

center) duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në

mënyrë që t’ju lejohet hyrja në objekt.

  1. Në qendrat tregtare dhe qendrat e thirrjeve (call center) është e obliguar të caktohet një apo

më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e

cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

  1. [Puna me palë]
  2. Personi përgjegjës i institucionit publik apo privat dhe i operatoreve ekonomikë, obligohet

që të ndalojë rreshtimin apo tubimin brenda dhe jashtë ambientit të punës/biznesit,

përveç nëse mbahet distancë fizike prej të paktën 1.5 metra nga grupet e tjera të personave.

  1. [Transporti publik]
  2. Ndalohet hyrja në mjetet e transportit publik pa maskë.
  3. Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të

kapacitetit të ulëseve.

  1. Në taksi lejohen të udhëtojnë deri në dy (2) udhëtarë.
  2. [Teatrot, bibliotekat, etj.]
  3. Kinematë, qendrat rinore, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme

vartëse të MKRS-së apo të Komunave, deri me datë 26 shtator 2021 pezullojnë aktivitetin

e tyre.

55.1. Teatrot, orkestrat, ansamblet, baleti lejohet të organizojnë shfaqje online (pa

prezencë të publikut) si dhe të mbajnë ushtrimet.

  1. Nga data 27 shtator veprimtaritë sipas pikës 55, lejohet te punojnë duke shfrytëzuar 30% të

kapacitetit të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse. Obligohet mbajtja e maskës dhe

distancës fizike prej 1.5 metër në mes të personave.

  1. Shfrytëzuesit e veprimtarive sipas pikës 55, duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e

cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në objekt.

  1. Bibliotekat dhe muzetë lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 30% të kapacitetit të

hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse. Obligohet mbajtja e maskës dhe distancës

fizike prej 1.5 metër në mes të personave.

  1. Shfrytëzuesit e bibliotekave dhe muzeve, duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e

cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në objekt.

  1. Në biblioteka dhe muze duhet të caktohet me vendim një apo më shumë persona

përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1

deri 2.4.

  1. [Sporti dhe rekreacioni]
  2. Lejohen organizimi i garave sportive dhe stërvitjeve përkitazi me protokollet dhe

rekomandimet e organizatave botërore për organizimin e ngjarjeve sportive dhe me masat

mbrojtëse të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

  1. Numri i pjesëmarrësve në garë (sportistë, klube, zyrtarë, dhe pjesëmarrës tjerë të

nevojshëm për zhvillimin e garës) përcaktohet nga federatat sportive duke respektuar

masën e distancës dhe masat tjera mbrojtëse.

  1. Në aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura nuk lejohet prania e shikuesve.
  2. Në aktivitetet garuese në hapësira të jashtme lejohet prania e shikuesve deri në 5% të

kapacitetit të objektit apo hapësirës sportive (stadium, salla sportive, pishina, hapësira të

tjera të mbyllura) duke respektuar masën e distancës prej 1.5 metra dhe masat tjera

mbrojtëse.

  1. Shikuesit në aktivitetet garuese në hapësira të jashtme, duhet të posedojnë një nga

dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

  1. Organizatorët e garës janë të obliguar të caktojnë persona përgjegjës për kontrollimin e

posedimit të ndonjërës nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4, si dhe të ndërmarrin masat

specifike, në përputhshmëri me protokollet ndërkombëtare, për menaxhimin e masës

(tifozëve) para, gjatë dhe pas hyrjes në hapësirën sportive.

  1. Lejohet shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme për aktivitete individuale

rekreative. Klientët dhe stafi, duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e përcaktuara

në pikën 2.1 deri 2.4 të këtij Vendimi.

  1. Çdo fitnes, palestër dhe i ngjashëm është i obliguar të caktojë të paktën një punonjës i cili

do të kontrollojë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

  1. Shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme, bëhet në proporcion 1 klient në 10 m2.
  2. Obligohet vendosja e shenjave informuese dhe dezinfektuesve (apo mjeteve të tjera për

pastrimit) në secilën pajisje të fitnesit me qëllimit të vetëdijesimit dhe dezinfektimit të tyre

nga secili klient pas përdorimit.

  1. [Banjat termale]
  2. Nga data 13 shtator 2021, për të hyrë në banja termale, klientët dhe stafi duhet të posedojnë

ndonjërën nga dëshmitë e përcaktuara në pikën 2.1 deri 2.4 të këtij Vendimi. Obligohet

caktimi i të paktën një punonjësi i cili do të kontrollojë posedimin e ndonjërës nga

dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4.

  1. [Tregjet dhe therja e kafshëve]
  2. Tregjet publike të automjeteve, kafshëve dhe shpezëve lejohet të zhvillojnë veprimtarinë

duke shfrytëzuar 20% të kapacitetit të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse.

Obligohet mbajtja e maskës dhe vendosja e tezgave në distancë fizike prej të paktën 2

metra.

  1. [Të dhënat personale dhe mënyra e kontrollimit të dëshmive sipas pikës 2.1 deri 2.4]
  2. Caktimi i personave të autorizuar apo punonjësve të autorizuar sipas pikave 9, 25, 49, 50,

60, 68, 71 bëhet përmes vendimit ku përcaktohet emri dhe mbiemri i personit të

autorizuar.

  1. Prezantimi i dëshmive të përmendura në pikat 2.1 deri 2.4, bëhet në një formë e cila nuk

lejon që personat e autorizuar ose shërbimet e autorizuara për të kontrolluar posedimin

e tyre, t’i mbajnë, t’i ruajnë, t’i regjistrojnë apo përpunojnë të dhënat që përbehen në

dëshmi në çfarëdo forme, përpos nëse subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin e tij në

formë të shkruar për përpunimin e këtyre të dhënave.

  1. Personat e autorizuar dhe të caktuar me emër, për të kontrolluar dëshmitë përmendura

në pikat 2.1 deri 2.4, në rastet kur subjekti i të dhënave ka dhënë pëlqimin e tij në formë

të shkruar për përpunimin e këtyre të dhënave, nuk lejohen t’i mbajnë të dhënat ose

ripërdorin ato për qëllime të tjera, përveç për konstatimin e posedimit të dëshmive, në

interes të shëndetit publik dhe për qëllimet e vetme për të luftuar përhapjen e pandemisë

COVID-19.

Nj. [Udhëzuesit dhe sqarimet]

  1. Obligohet Ministria e Shëndetësisë që të nxjerrë udhëzuesit e përkohshëm, të përgjithshëm

dhe të veçantë për parandalimin dhe luftimin e COVID-19, si në vijim:

76.1. Udhëzues i Përkohshëm për aplikimin e masave të përgjithshme për

parandalimin dhe luftimin e COVID-19;

76.2. Udhëzues i Përkohshëm për sektorin e shërbimeve personale dhe bizneseve,

industrisë, administratës publike dhe OJQ-ve;

76.3. Udhëzues i Përkohshëm për institucionet arsimore të të gjitha niveleve;

76.4. Udhëzues i Përkohshëm për gastronomi, hoteleri, sektorin e shitjes dhe

qendra tregtare;

76.5. Udhëzues i Përkohshëm për tubimet fetare, varrime, punëtori dhe aktivitete

kulturore,

76.6. Udhëzues i Përkohshëm për fitnese, palestra dhe aktivitete tjera rekreative

dhe sportive;

76.7. Udhëzues i Përkohshëm për transportin publik;

76.8. Udhëzues i Përkohshëm për institucionet e kujdesit shëndetësor;

76.9. Udhëzues i Përkohshëm për aviacionin civil;

76.10. Udhëzues i Përkohshëm për institucionet korrektuese, qendra të azilit dhe të

mbajtjes për të huaj;

 

  1. Udhëzuesit nga pika 76 janë të detyrueshëm për të gjithë personat dhe sektorët ndaj të

cilëve zbatohen.

  1. Obligohet Ministria e Shëndetësisë që në rast nevoje të nxjerr sqarime për pikat e këtij

vendimi.

  1. [Zbatimi]
  2. Obligohet Ministri i Shëndetësisë, AUV dhe Policia e Kosovës, që në bashkëpunim me

shtabet emergjente komunave, të mbikëqyrë zbatimin e këtij vendimi dhe të dorëzojnë në

Zyrën e Kryeministrit raport javor (çdo të premte deri në orën l6:00).

  1. Obligohet Ministria e Shëndetësisë, ShSKUK dhe IKShPK të dorëzojnë në Zyrën e

Kryeministrit raportin javor (çdo të premte deri në orën 16:00) për zbatimin e masave,

gjendjen në institucionet shëndetësore, gjendjen epidemiologjike si dhe parashikimet për

dy javët në vijim.

  1. Obligohet Ministria e Shëndetësisë që, bazuar në Ligjin Nr. 07/L-006 për Parandalimin

dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, në territorin e Republikës së Kosovës të nxjerrë

vendime operacionale varësisht prej situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve të

IKShPK-së.

  1. Obligohet Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse të mbikëqyrin zbatimin e

masave, vendimeve të tjera dhe udhëzuesve përkatës në zbatim të Ligjit Nr. 07/L-006 për

Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës.

  1. Për shkelësit e masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore

sipas Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në

territorin e Republikës së Kosovës dhe ligjeve të tjera në fuqi.

  1. I vetmi autoritet që mund të interpretojë këtë vendim është Ministria e Shëndetësisë,

ndërkaq çdo institucion tjetër mund të ofrojë sqarime për kategoritë respektive për të cilat

aplikohet ky vendim, vetëm pas miratimit të atij sqarimi nga ana e Ministrisë së

Shëndetësisë.

  1. [Shfuqizimi i vendimit Nr. 01/32]
  2. Shfuqizohet Vendimi i Qeverisë Nr. 01/32, i datës 28.08.2021.
  3. [Hyrja në fuqi]
  4. Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.