Masat e reja kundër COVID-19, Arben Vitia mbledh kryetarët e komunave

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thirrur një mbledhje virtuale prej orës 10:00 sot me kryetarët e komunave.

Siç mëson KALLXO.com, në këtë mbledhje do të diskutohet për masat e reja kundër COVID-19.

Dje KALLXO.com raportoi se nga data 6 prill e deri me datën 18 prill pritet që të ketë mbyllje totale të gastronomisë dhe qendrave tregtare.

Kjo mbyllje vjen pas rritjes së rasteve me COVID-19 në Kosovë.

Sipas institucioneve shëndetësore në Kosovë është rritur numri i të hospitalizuarve ku 80% e tyre janë në oksigjenoterapi.

Edhe numri i vdekjeve është rritur ditëve të fundit.