Masat e reja anti-COVID - Shtetasit e huaj që vijnë në Kosovë vetëm me testin RT-PCR

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të 32 ka marrë sërë vendimsh për pandeminë e coronavirusit.

Pika e parë e këtij vendimi thotë se cdo shtetas i huaj i cili hynë në Kosovë, duhet të ketë testin – dëshmin të bërë më së largu 72 orë para se të hynin në Kosovë.

E njejta nuk vlen edhe për shtetasit e huaj të cilët do të kalojn në Kosovë përmes aeroportit ‘Adem Jashari’, gjithashtu edhe personat të cilët kalojnë në Kosovë ndërmjet pikave kufitare tokësore nuk kanë nevojë të posedojnë testin RT-PCR,e njejta vlen edhe për vozitësit, ndërsa diplomatët e huaj si dhe familjarët e tyre të cilët janë të akredituar nuk kanë nevojë të tregojnë testimin për COVID-19.

Personat të cilët nuk e paraqesin testin negativë për COVID-19 janë të obliguar të vet-izolohen për shtatë ditë.