Salla e dasmave, ilustrim

Masat e reja anti-COVID, sërish nuk lejohen dasmat

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka marrë vendim për masat e reja për COVID-19, ku një nga vendimet më të përfolura është zgjatja e orarit të punës për lokalet e gastronimisë, të cilët në vazhdimësi kanë bërë presion dhe kërkesa për lirim të masave.

Lokalet e gastronomisë do të punojnë deri në ora 23:30, që nga dita e djeshme kur është marrë vendimi.

Mirëpo, Qeveria e Shëndetësisë nuk ka lejuar mbajtjen e dasmave, që poashtu kishte qenë një nga kërkesat e komunitetit të këngëtarëve dhe gastronomeve në Kosovë.

Për shkak të pandemisë COVID-19, deri më tani në Kosovë kanë vdekur 617 persona, janë infektuar 15,379 persona si dhe janë shëruar 13,088.

Këto janë masat reja anti-COVID-19