Ilustrim

Masat e reja anti-COVID-19, gastronomisë i zgjatet orari i punës, por u ndalohet muzika nga ora 21

Qeveria e Kosovës sot ka marrë edhe disa vendimet të reja për masat ndaj COVID-19.

Sipas vendimit të Qeverisë, gastronomët kanë të drejtë të punojnë deri në ora 23:30 – 05:00, një orë më shumë nga sa kanë punuar deri më tani.

Nga ora 21:00 nuk u lejohet muzika, brenda këtij orari duhet të respektojnë distancën prej dy metrash.

Vendimi i Qeverisë për gastronomët:

4.  Të gjitha subjekteve që ofrojnë shërbime të gastronomisë (restorantet, kafiteritë dhe të ngjashme), bazuar në vlerësimin e dhënë nga autoritetet komunale dhe se i plotësojnë kushtet për punë, duke respektuar masat mbrojtëse kundër COVID-19:

4.1.  U ndalohet funksionimi nga ora 23:30 deri në 05:00, në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

4.2.  Prej orës 21:00 në subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë (restorantet, kafiteritë dhe të ngjashme) ndalohet muzika.

4.3.  Brenda këtij orari mund të punojnë duke respektuar distancën prej 2 metra hapësirë ndërmjet tavolinave, si dhe të mbajnë dezinfektantët për duar në çdo tavolinë, të cilat mund të shfrytëzohen nga klientët.

Këto masa kanë për qëllim të parandalojnë përhapjen e pandemisë COVID-19 në nivel vendi.

Numri total i rasteve pozitive është 15.379 raste nga 64.894 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 617 raste të vdekjes.