Masat e qeverisë për coronavirusin: Nga shtyerja e pagesave të shërbimeve deri tek pagesat e kredive

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është takuar sot me Odat kryesore të Kosovës, Odën Ekonomike të Kosovës, Odën Amerikane, Aleancën Kosovare të Bizneseve dhe Shoqatën e Mullistëve të Kosovës.

Me të njëjtit janë dakorduar për një listë të masave të cilat do të prezantohen në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.

Lista e masave të dakorduara me Odat kryesore të Kosovës:

1. Për të lehtësuar transportin e mallrave, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike do të nxjerr udhëzues të qartë se si do të hyjnë maunat në Kosovë.

2. Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Bujqësisë t’i inventarizojnë rezervat shtetërore dhe të përgatisin një plan për 3 muaj të ardhshëm. Masat që duhet të ndërmerren dhe buxheti përkatës.

3. Ministria e Financave do të dal me një plan për mbështetjen e bizneseve.

4. Shtyhet afati për deklarimin e obligimit tatimor deri më 30 prill 2020.

5. BQK në konsultim me bankat udhëzohen për prolongimin e obligimeve kreditore deri më 30 prill 2020 si dhe të shikojnë riprogramimin e kredive

6. Ministria e Ekonomisë dhe ndërmarrjet publike për ngrohje dhe shërbime të tjera për shërbime publike të ngrisin Komitetin.

7. Ministria e Ekonomisë do të mbikëqyrë punën e KEDS, KEK dhe KOSTT për të siguruar energji elektrike pa ndërprerje.

8. Të ketë funksionim të rregullt të shërbimeve të internetit dhe telefonit deri më 30 prill 2020 edhe për shkak të mos pagesës.

9. Të shtyhen deri më 30 prill 2020, pagesat e ujit, energjisë, ngrohjes dhe mbeturinave.

10. Transporti i punëtorëve nuk bëhet në masë, maksimumi të jetë në përputhje me direktivat që kanë dhënë ekspertët shëndetësorë.

11. Do të japim detaje se cilat biznese do të jenë hapur dhe cilat do të jetë mbyllur.

12. Do të ketë sqarime edhe kur njëri nga prindërit do të mungojë për shkak se duhet të kujdeset për fëmijët e vegjël.