Masat e ndërmarra në Stade të Gjermanisë kundër coronavirusit - FOTO

Virusi i cili ka tashmë ka prekur thuajse të gjithë botën, COVID-19 ka  bërë që njerëzit të izolohen brenda shtëpive të tyre.

Gjermania tani ka më shumë njerëz të shëruar nga coronavirusi sesa raste aktive.

Gjithsej në Gjermani janë regjistruar 128 mijë e 208 raste pozitive, me 64 mijë e 300 persona të shëruar, ndërsa 3043 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

Gjermania ështe vendi i katërt në Europë me persona të infektuar mirëpo mbi 50 përqind e tyre janë shëruar.

Por, në shumë qytete janë ndërmarre një numër i madh i masave mbrojtëse për të bërë parandalimin e rritjes së numrit të të infektuarve nga ky virus.

Shembull konkret i këtyre masave ështe qyteti Stade, i cili ndodhet rreth 40 kilometra larg Hamburgut.

Më poshtë po ju rrëfej për masat të cilat janë ndërmarrë edhe nga ana e vet qytetarëve por poashtu edhe nga ana e bizeseve në këtë qytet për të parandaluar përhapjen e këtij virusi.

Në këtë qytet vërehet dukshëm kujdesi i qytetetarëve për mbrojtje nga COVID-19, duke u bazuar në zbrazjen e shesheve dhe rrugëve të këtij qyteti.

Në qendrën e qytetit dhe rrugët përreth të cilat zakonisht janë të mbushura me njerëz, shihet një numër i vogël i qytetarëve të cilët kanë dalur jashtë shtëpive te tyre.

Edhe në rastet kur ata dalin, mundësi që të kryejn ndonjë shërbim kanë vetëm në posta, markete ushqimore, dhe barnatore, pasi që të gjitha qendrat tregtare, fitneset, lokalet dhe restorantet janë te mbyllura.

Qytetarët të cilët dalin për të kryer shërbime, kujdesen gjithmonë që të kenë kujdes në përhapjen e këtij virusi, duke respektuar udhëzimet e dhëna nga ana e mjekëve.

Ata shihen duke mbajtur distancë mes vete derisa presin në radhë.

Në këtë kohë pandemie, qytetarët e Stade-s janë kujdesur që të sigurojnë edhe ushqime rezervë si miell, pasta, sheqer e ushqime elementare.

Në shumicën e marketeve vërehen se sektoret ku janë të vendosura këto ushqime janë të gjitha të zbrazura.

Duke pasur parasyshë që disa qytetarë kanë marr këto ushqime në masë të madhe, marketet kanë vendosur rregull që një familje nuk ka të drejtë që në karrocë të marr më shumë se 2 kilogram miell dhe sheqer.

Poashtu, në të gjitha marketet në Stade, asnjë qytetar nuk ka te drejt të hyjë vetëm me shportë dore.

Ata janë të detyruar që në hyrje të marrin karrocën edhe në raste se nuk kanë shumë ushqime për të blerë.

Ky rregull nga ana e marketeve në këtë qytet është bërë në mënyrë që qytetarëve përmes karrocave të kenë distancë më të madhe mes vete, duke kontribuar në parandalimin e përhapjes së virusit.

Për të kontribuar në parandalim, marketet kanë angazhuar edhe persona të cilët dezinfektojnë karrocat pas përdorimit nga ana e qytetarëve.

Në hyrje të secilit market shihet sigurimi i cili dezinfekton secilën karrocë e cila përdoret nga ana e qytetarëve.

Kur qytetarët të përfundojnë blerjen e gjërave ushqimore, bizneset janë kujdesur që edhe gjatë pagesës së tyre, punëtori i cili kryen pagesën tek arka të jetë i mbrojtur nga infektimi.

Kjo është bërë përmes xhamave mbrojtës të cilët janë vendosur para secilës arkë në marketet ushqimore.

 

Poashtu përveq xhamave mbrojtës, tek secila arkë mund të shihen paralajmërime të vendosura në dysheme ku qytetarët udhëzohen që të qëndrojnë dy metra larg njëri tjetrit.

 

Në kohë pandemie, qytetarët në Stade e kanë te pamundur të kryejnë sherbime edhe në larjen e veturave të tyre, pasi të gjitha autolarjet janë të mbyllura me shirit i cili ndalon hyrjen në to.

Ndërtimtaria është sektori thuajse i vetëm i cili po vazhdon punën në kohë pandemie.

 

Firmave të ndërtimtarisë në këtë zonë shteti ende nuk u ka dhënë vendim që te ndalojnë punën prandaj këto firma ende vazhdojnë të kryejnë punën e tyre si çdo ditë tjetër.