Foto-ilustrim

Masat e Këshillit Gjyqësor për parandalimin e coronavirusit

Këshilli Gjyqësor i Kosovës sot mori një vendim rreth masave për parandalimin e infektimit me coronavirus.

Vendimi parasheh kufizimin e përkohshëm të veprimtarisë gjyqësore ku përfshihet publiku, në të gjitha gjykatat e Kosovës, sipas vlerësimit te kryetarit të gjykatës dhe gjyqtarit të çështjes.

Po ashtu, vendimi parasheh shmangien e pranisë së publikut në objektet e gjykatave.

Ndërsa, pika e tretë parasheh që njëri prind që duhet të kujdeset për fëmijën e vet, mund të lirohet nga puna, sipas kërkesës së parashtruar te mbikëqyrësi.

Ky kufizim do te zgjasë deri më 27 mars 2020, përveç nëse vendoset ndryshe.

Kryetarët  e gjykatave obligohen që të marrin masat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.

Kryesuesi i KGJK-së, Skënder Çoçaj, i kontaktuar nga KALLXO.com tha se “seancat gjyqësore nuk do të ndalen por do të përjashtohet publiku”.

Rreziku nga coronavirusi, policia me maska në Pallatin e Drejtësisë