Ilustrim

Masat e fshehta për të dyshuarin për fajde kishin filluar që nga viti i kaluar

Një person me inicialet B.U., është arrestuar mëngjesin e sotëm nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kryer veprat penale fajde dhe detyrim.

KALLXO.com mëson se policia kishte pranuar informëcione në lidhje me këtë rast në korrik të viti të kaluar për tre persona të dyshuar.

Sipas burimeve të KALLXO.com i dyshuari B.U., në mënyrë të kunderligjshme kishte marrë para nga dy persona të tjerë dhe i kishte dhënë fajde me përqindje të fitimit rreth 10 përqind.

Tre personat dyshohet se kishin futur në qarkullim rreth 300 mijë euro me fajde.

Pas informëcioneve që kishte pranuar Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës është bërë edhe kërkesa për aplikimin e masave të fshehta.

Nga këto masa është zbuluar se i involvuar në këto vepra penale ka qenë vetëm B.U., nga Banja e Pejës.

Gjithashtu KALLXO.com mëson se i dyshuari që është arrestuar sot është edhe recidivist i veprave penale të ndryshme.

Në lidhje me këtë rast policia ka intervistuar disa dëshmitar apo viktima te fajdes së B.U., të cilët kishin pranuar para nga i njëjti.

KALLXO.com raportoi gjatë ditës së sotme në lidhje me arrestimin e B.U., në Pejë nën dyshimin për veprat penale fajde dhe detyrim.

Aksion policor në Pejë, ka të arrestuar