Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Masat antiCOVID, propozohet të ndalohet grumbullimi i më shumë se 10 personave

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është marrë vendim që të ndalohen grumbullimet e më shumë se 10 personave.

Mbledhjet, ahengjet familjare por edhe të pamjet janë ndaluar me një vendim të qeverisë pas rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19.

Pika 21 e vendimit të Qeverisë së Kosovës të cilën e kumtoi edhe Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ishte edhe ajo e ndalimit të grumbullimeve të personave.

“Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit me më shumë se 10 persona, (mbledhjet, seminaret, trajnimet, dasmat, ahengjet familjare, homazhe e të ngjashme). Përjashtimisht mbajtja e pamjes ndalohet”, thuhet në pikën 21 të vendimit të Qeverisë së Kosovës.

Tutje në po të njëjtin vendim thuhet se nga pika 21 përjashtohen mbledhjet e Kuvendit, të Qeverisë si dhe mbledhjet me interes të veçantë publik.