Martesë në 16 vjeç në Fushë Kosovë, Policia interviston të miturin

Policia e Kosovës ka njoftuar për një martesë të një vajze të mitur nën moshën 16-vjeçare.

Në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës ka intervistuar të dyshuarin që po ashtu është i mitur dhe prindin e tij në cilësinë e dëshmitarit.

“Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë.