Marsh për të drejtat dhe lirinë e grave në Tiranë - Fotogaleri

Si çdo 8 Mars, Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, gra dhe burra, qytetarë të Tiranës u bashkuan në protestë në formë marshimi duke nisur prej sheshit Skëndërbej dhe duke me kulmim pranë Kryeministrisë.

Me pankarta në duar ato protestuan kundër femicidit, shtypjes dhe institucioneve patriarkale, për lirinë e të gjitha grave kudo ndodhen.

Pjesë e këtij aktiviteti ishte dhe instalacioni “Këpucët e Kuqe”, në nderim dhe përkujtim të të gjitha grave të vrara apo të dhunuara prej burrave.

Edhe në Prishtinë sot është marshuar kundër vrasjes së grave.