Marsh për mbrojtjen e të drejtës së njeriut për mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm

Institucioni i Avokatit të Popullit, në bashkëpunim me shoqërinë civile në Kosovë, për të tretin vit me radhë sot do të marshojnë për të shënuar 10- vjetorin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.

Marshi me moton “Çohu për të Drejtat e Njeriut”,  ka për qëllim ka për qëllim dërgimin e një mesazhi për angazhim më të shtuar, gjithëpërfshirës dhe ndërinstitucional për promovimin dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Këtë vit, ky marsh do t’i japë theks të veçantë mbrojtjes së të drejtës për një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm.

Marshi “Çohu për të Drejtat e Njeriut”, do të mbahet sot (10 dhjetor 2019) dhe  fillon prej orës 12:00, nga sheshi “Skënderbeu” dhe vazhdon deri në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe përmbyllet me nga një fjalim rasti nga Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, dhe nga Jeta Xharra, nga shoqëria civile.

Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejtë në kallxo.com.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.