Foto: KALLXO.com

Marsh në Prishtinë kundër vrasjes së grave - Fotogaleri

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, dhjetëra aktivistë e qytetarë po marshojnë në Prishtinë, kundër vrasjeve të grave.

Para Pallatit të Drejtësisë, protestuesit gjuajtën ngjyrë të kuqe dhe kanë shkruar parullën “Edhe sa gra të vrara”.

Ata kanë protestuar para Pallatit të Drejtësisë, duke vazhduar marshin drejt sheshit “Zahir Pajaziti” e deri tek Qeveria e Kosovës.

Me thirrjet “Marshojmë s’festojmë”, “Gjykata i ka duart me gjak”, “Vrasësit po iu dalin recidivista”, “Drejtësi për gratë e vrara” të lidhur me një shirit të kuq po vazhdojnë marshin.

“Për ne nuk mund të ketë festë përderisa gratë po ngacmohen,  përdhunohen e vriten, e gjitha kjo në dijeni të institucioneve”, ka thënë qytetarja Vlora Gashi.

KALLXO.com ju sjell fotogralerinë nga marshi: